Ka nisur në Bruksel takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimin po e ndërmjetësojnë përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ajo që ka rënë në sy nga ky takim, ka qenë prania e disa hamburgerëve të vegjël dhe kanaçeve të Coca-Colas në tavolinën ku po zhvillohe takimi.
Kurti e Vuçiqi nuk janë përshëndetur me të hyrë në sallën e takimit, madje as që janë shikuar në sy.
Takimi është thirrur nga Borrell pas tensioneve të krijuara në veri më 31 korrik si pasojë e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targa dhe për reciprocitet për dokumente me Serbinë.
Diskutime rreth kësaj post