Ditën e sotme avokat Spartak Ngjela i ftuar në “Top Talk” ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë si dhe për mini-Shengenin.
Spartak Ngjela tha:
“Serbia është në rënie drastike, vajti ti merrte të gjitha dhe i ka humbur të gjitha. Vajti të merrte 70% te Bosnjes, 30 % të Kroacisë dhe 100% të Kosovës.
Tani kërkon të marrë revanshin, ka gjetur Ramën, të paktën kështu na shkon mendimi. Këtu lind problemi pse nuk fiton dhe dëmtohet Shqipëria më një mini-Shengen, nuk është vetëm mini-Shengen. Është heqja e doganave.Atëherë bëhet pyetja, a e dini ju se si funksionon tregu shqiptar sot? Jua them unë.Shqipëria nuk prodhon mall, mallrat i ka shkatërruar në vitet 90-të.
Shkatërruan të gjithë ekonominë shqiptare. Se kush i ka urdhëruar dhe pse e bënë do ta nxjerr historia.Aktualisht prodhim nuk ka, po me se jetojmë? Shqipëria nuk ka eksportuar mall, po ka eksportuar punë, sa? 1.5 milion shqiptar kanë ikur se kanë kushte të keqija dhe të vjen paraja e punës që merret në migrim. Po mallrat? mallrat ti sjell Serbia.Rama nuk është ndonjë politikan i nivelit të lartë, Rama nuk e njeh tregun.Kurti tremb edhe Ramën edhe Beogradin, pse? Sepse është një politikan i nivelit të lartë artikulohet politikisht më mirë nga këta, ai është fenomen në politikë.”– është shprehur avokati.
Diskutime rreth kësaj post