“Procesi i Berlinit është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjithave vendeve të Rajonit drejt 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.
Dhe proceset e tilla nuk janë vende për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e këtij samiti që është përgatitur para disa kohësh, dreka e punës së liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në Rajon.
Pra hapësira për një diskutim të hapur është e programuar, por nuk është një samit, i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post