Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri pak pas mesnate. Burime nga policia bëjnë me dije se ka humbur jetën Ervis Zyba.
Mësohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal muzike. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autoret e këtij krimi dhe po punon per kapjen e tyre.
Të rinjtë fillimisht janë grindur për rrethana ende të paqarta brenda lokalit që ndodhet pranë supërstrades. Më pas sapo ka dalë nga lokali 21-vjeçari është qëlluar me dy plumba pistolete. Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autoret janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujes, pasi kanë kryer krimin.
Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se autorët dhe viktima kanë patur një konflikt të çastit midis tyre, sherr i cili më pas vijoj në ambientet e jashtme të lokalit ku mbeti i vrarë 21-vjeçari Ervis Zyba. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e plota që solli edhe konfliktin mes të rinjve që u pasua me pas me vrasjen e 21-vjeçarit. Burime nga grupi hetimor i cili është nfritur për ngjarjen bëjnë të ditur se shkak ka qenë edhe konsumi i tepert i alkolit si nga viktima ashtu edhe nga autorët.
Diskutime rreth kësaj post