Një polic mbeti i plagosur këtë mëngjes gjatë ndjekjes së një grabitësi të armatosur pranë Kurbinit, i cili u qëllua më pas nga forcat RENEA.
Policia u vu në ndjekje të 20-vjeçarit nga Kurbini, Aldi Lleshaj, rreth orës 09:20, pasi mori njoftimin se një person i armatosur kishte grabitur një automjet në autostradë pranë Kryqëzimit të Arbërisë.
Me të vënë re se po ndiqej, grabitësi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur një punonjës. Efektivi që ka marrë plagë në kokë është transportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak, Tiranë. Fatmirësisht, polici është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e rrethoi autorin e armatosur në Fushë-Gjormë. Më pas, forcat RENEA e kanë plagosur grabitësin, i cili është transportuar në spital, duke i dhënë fund një incidenti që zgjati rreth dy orë.
Diskutime rreth kësaj post