Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë, që kremtojnë sot Kurban Bajramin.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha përcjell edhe mesazhin se ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për vendin.
“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!
Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.
Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë! “, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post