Pavarësisht ngarkesës së madhe në punë, Turjan Hysko dhe Orinda Huta zgjedhin ta kalojnë shpesh kohën duke shëtitur me njëri-tjetrin në makinë. Ka qenë Turjani ai i cili ka ndarë pak më parë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video ku duket se është duke shijuar muzikën dhe xhiron së bashku me partneren e tij.
“Kur të marrin peng në makinën tënde. Edhe muzikën, kuptohet”, ka shkruar Hysko në videon ku shfaqet Orinda duke drejtuar makinën dhe Turjani si pasagjer. Me siguri këto duhet të jenë momentet më relaksuese për çiftin, i cili duket se pavarësisht ngarkesës së madhe arrin të shijojë çdo moment së bashku.
Kujtojmë se prej kohësh Orinda dhe Turjani janë shfaqur bashkë edhe në ekranin e ‘Tv Klan’, nën drejtimin e ‘Porta e fatit’.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post