Ngjarja e 18 shtatorit në Elbasan ku u godit makina e policisë nga një Audi i blinduar ka hapur edhe dosje të vjetra mbi bandat e qytetit.
Një prej emrave më të lakuar është ai i Suel Çelës, djalit të Petrit Çelës që administron tregun agroushqimor të qytetit. Emri i tij ka qenë i njohur për policinë i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 2 vjet më parë në prag të zgjedhjeve lokale, Suel Çela u akuzua me emër dhe mbiemër nga komuniteti rom i qytetit se i armatosur me disa persona të tjerë po kërcënonte qytetarët për të mbledhur vota për kandidatin e PS-së, Qazim Sejdini.
“Ishte Sueli që më kërcënoi. Ishte bashkë me të vëllain dhe ishin të armatosur me kallashnikov” – thotë një nga dëshmitarët.
Ai tregon se në këtë zonë të tillë persona afrohen vetëm kur ka zgjedhje për të terrorizuar banorët dhe për t’i kërcënuar ata që nuk votojnë PS-në.
Në atë kohë kjo ngjarje u mohua nga Taulant Balla që sipas të cilit bëhej fjalë vetëm për një incident mes dy familjeve të varfra pa prapavijë politike. /Lapsi
Diskutime rreth kësaj post