Pas akuzave të Presidentit Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha se vendi është në rrezik për shkak të largimit të të rinjve, ka ardhur reagimi i fortë i zv.kryeministrit Erion Braçe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se kur këta sorra ishin në pushtet i përzinin shqiponjat nga Shqipëria. Madje kujton edhe faktin sesi i vrisnin shqiptarët në mes të bulevardit.
Postimi i plotë:
“KUR SORRAT ME PUSHTET PERZININ SHQIPONJAT NGA SHQIPERIA!
PLOT 354. 000 SHQIPTARE NETO!
E KUPTONI CFARE TMERRI!
Shihini keta ne foto;
Jane ata qe po bertasin me shume per zbrazjen e ketij vendi.
Njeri me poetik se tjetri, flet per fole, shqiponja, kthime patriotike etj,
tjetri simboli i ikjes dhe kthimit vec per tu bere minister, perpjete vetem per tu bere edhe kryeminister!
KANE QENE QE TE DY NE PUSHTET!
Qe prej 2005-ses njeri, prej 2009-tes te dy bashke ne te njejtin pushtet;
Kane patur pergjegjesi te drejtperdrejte ne menaxhimin e vendit, pasurive, puneve, njerezve.
Kater jave me pare, OKB, publikoi raportin per emigrimin dhe nje faqe e posacme i kushtohej SHQIPERISE;
Eshte kjo ne foton e trete.
SHIHENI!
EMIGRACIONI NETO (pra ikjet dhe kthimet) NE VITET 2005-2010 ISHTE:
217. 000 VETE!
EMIGRACIONI NETO (pra ikjet dhe kthimet) NE VITET 2010-2015 ISHTE:
137. 000 VETE!
EMIGRACIONI NETO (pra ikjet dhe kthimet) NE VITET 2015-2020 ISHTE:
70. 000 VETE!
Edhe njehere, numra te OKB, Departamentit te Ceshtjeve Ekonomike e Sociale, Divizioni i Popullsise.
Bejini pak llogarite;
354 mije shqiptare ka qene emigracioni neto ne kohen kur SORRAT ME PUSHTET PERZININ SHQIPONJAT!
70 mije eshte pese vitet e fundit;
Shume jane serish, por jane 5 here me pak se atekohe
Tani bertitet fort, shume fort,
nga frika se mos dikush kujton qe keta kane qene ne pushtet dhe i kane perzene shqiptaret me avione e anije,
makina e trena, nga ajri, toka e deti;
KETA I KANE PERZENE SHQIPTARET ME PUSHKE!
I QELLUAN NE MES TE BULEVARDIT,
KUSH ISHTE NE SHENJESTER U PUSHKATUA, KUSH SHPETOI IKU DHE ESHTE NE KETO NUMRA!
Patjeter qe do kthehen,
por nuk kane per tu rikthyer ju!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post