Pas mesnate reshjet pakësohen në pjesën më të madhe të vendit. Moti kthjellohet nga dita e martë.
Sinoptikane Tanja Porja në një lidhje telefonike me News 24 tha se reshjet me me intensitet të lartë e mesatar do të vijojnë deri në mesnatë, kryesisht në zonat jugore.
“Edhe pak orë deri në mesnatë do të ketë reshje me intensitet të lartë e mesatar në zonat jugore. Reshje do të ketë në kufirin juglindor, pas mesnate nga ora 2-3 pritet reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të jugut.
Në orët e para të mëngjesit, zonat jugore do kenë reshje të pakta. Veriu do ketë reshje më të pakta të pakonsiderueshme në krahasim
Në mesnatën e së shtunës dhe të dielën në mëngjes, do ketë shtim të reshjesh në pjesën qëndrore e jugore, kurse më pak do ketë në veri.
Dita e hënë sjell stabilizim të kushteve të motit, nga e marta në të enjte moti do jetë i kthjellët dhe do ketë ulje të temperaturave,” tha sinoptikania.
Diskutime rreth kësaj post