Këndi i lojrave i njohur si “7 Xhuxhat” tek Rruga e Elbasanit u hap më 1 qeshor 2001 atëherë kur Edi Rama drejtonte bashkinë e Tiranës.
Në ceremoninë e inagurimit mori pjesë edhe Ilir Meta, atëherë kryeministër.
Hapja e tij u bë me shumë bujë madje Rama bëri foton e famshme hipur mbi një mjelmë dhe fotoja u postua në të gjitha gazetat.
Meta shoqërohej dhe me vajzën e madhe Bora, e cila shikoni sa e vogël ka qenë në atë kohë.
Sot bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve.
Projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.
Ndërsa e gjithë hapësira që njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit,
Fotot jane nga arkiva e LSA
Diskutime rreth kësaj post