Përgatitur me shkurtime nga Lajme.al
Kur Jack Dorsey publikoi cicërrimën e parë
Historik i shkurtë i Twitterit
1 Mars 2006
Jack Dorsey fillon programimin e një lloji mesazherie interne kur po punonte tek Odeo, firmë amerikane e specializuar në radio streaming.
1 Korrik 2006
Kjo është logoja dhe #cicërrimat e para.
TWTTR bëhet Twitter, dhe kompania arrin vlerën prej 5 milion dollarëve me përfitime 1 milionëshe.
1 Prill 2007
Twitter bëhet kompani e pavarur, me Jack Dorsey-n CEO, Evan Williamsin si president, dhe Biz Stone si Drejtor Kreativ.
1 Mars 2008
1,3 miljon përdorues !
1 Nëntor 2008
Momenti kur presidenti Obama falenderon ndjekësit e tij. Kompania rrit trafikun për 750%.
We just made history. All of this happened because you gave your time, talent and passion. All of this happened because of you. Thanks
— Barack Obama (@BarackObama) November 5, 2008
1 Janar 2009
Twitter arrin shifrën e 2 miljard cicërrimave dhe grumbullon 35 miljon dollarë. Fiton popullaritet të madh dhe bëhet shënjestër e hackerëve. Kompania konfrontohet atëherë me problemet e para teknike.
1 Mars 2011
Kthimi i Jack Dorseyt si president ekzekutiv për programimin e produkteve. Ndërkohë, kompania bëhet me 100 miljonë përdorues aktivë.
1 Shkurt 2012
Arrihet numri i 500 miljon përdoruesëve të regjistruar.
5 Tetor 2012
Twitter blen “Vine”. Kompani që propozon shpërndarjen e videove prej 6 sekondave nëpër rrjetet sociale. Twitter udhëheq kompaninë si një institucion të veçantë dhe mban emrin e markës.
31 Tetor 2013
Twitter futet në bursën e New Yorkut.
5 Shkurt 2014
Rezultatet e para
Rezultatet e para të Twitterit lajmërojnë një humbje neto prej 645 miljon dollarëve në vitin 2013. Kêto rezultatet bëjnë që të vihen në pikëpyetje rritja e numrit të përdoruesve dhe koha që ata kalojnë në Twitter. Kapaciteti i rrjetit social për t’u bërë fitimprurës sërish vihet në dyshim.
25 janar 2016
4
zëvendës-presidentë vendosin të dalin nga kompania, bashkë me shefin e aplikacionit “Vine”.
Diskutime rreth kësaj post