Kuvendi është kthyer në një sallë kaotike, me karriget e kthyera përmbys nga deputetët e opozitës. Berisha paralajmëroi jashtë ambienteve të Kuvendit se aksioni do të vijojë dhe se beteja është pa kthim.
Teksa mbante një fjalim Live në Facebook nga ambientet e Kuvendit hodhi akuza të rënda ndaj ministrit Balla, të cilat sollën dhe një debat mes të dyve.
Berisha :E shihni atë kriminelin aty? Ai është më kriminel se banditët e Elbasanit dhe se të gjithë të tjerët. Është një shërbëtor i shpifur i tyre, një fundërrinë njerëzore që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm duhet të ishte në burg. Është i akuzuar për vrasje.
Ndërhyn Balla…
Berisha: Kur flas unë pusho! Pusho të thashë. Ky është hajduti, krimineli që vodhi të dhënat e TIMS, prandaj nuk lejohet komisioni parlamentar për TIMS-in. Por të jesh i bindur që komisioni do të ndërtohet.
Diskutime rreth kësaj post