Ndonëse rutina e mëngjesit nuk është e njëjtë për të gjithë, ka vetëm një zakon i cili duhet të jetë i pandryshuar dhe të kryhet në një mënyrë të caktuar.
Një profesioniste e shëndetit dentar, Anna Peterson, ka ndarë në Tik Tok një video ku thotë se dhëmbët nuk duhet të lahen kurrë pas ngrënies së mëngjesit, por gjithmonë përpara tij.
“Ka dy arsye për këtë”, shpjegon ajo. “Kur hani mëngjes, goja shndërrohet në mjedis acid, kështu kur lani dhëmbët ju shpërndani acidin dhe e fërkoni pas dhëmbëve tuaj duke shkatërruar enamelin. Larja e dhëmbëve përpara ngrënies i mbron nga çfarëdo ushqimi që do të hani.”
Këshilla e saj u mbështet nga kompania e famshme e produkteve të dhëmbëve “Colgate”, por hasi në komentet e ndjekësve që mendojnë se është më mirë që dhëmbët të lahen pas ngrënies për të larguar ushqimin e ngrënë.
Gjithsesi, disa dentistë janë të mendimit se mund të prisni 30 minuta deri në një orë pas ngrënies për të larë dhëmbët pasi i jepni kohë pështymës të neutralizojë acidin në gojë. Rregulli më i mirë për mirëmbajtjen e dhëmbëve është larja e tyre dy herë në ditë për rreth dy minuta me një pastë të pasur me fluor për t’i mbajtur të shëndetshëm.
Diskutime rreth kësaj post