Enkelejd Alibeaj është zotuar të vazhdojë me misionin e përçarjes. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar pas dështimit të negociatave me PD-në, grupi i tij përçarës do të nxjerrë kandidatët e vet për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Mbrëmjen e sotme, Alibeaj tha në emisionin “Debat” nga Alba Alishani se këto kandidatë do fillojë t’i prezantojë nga java e ardhshme.
“Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër. Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post