Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se kur ka menduar të tërhiqet nga politika. I ftuar në emisionin “Now”, Meta tha se do e mendojë tërheqjen nga politika kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri.
Gjithashtu ish-Presidenti foli edhe për qarkullimin e elitave politike. Sipas tij, kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Igli Cara përbëjnë një elitë të shkëlqyer.
Pyetje: Kur e keni menduar të dilni nga politika?
Meta: Kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri do ta mendoj këtë gjë. Kemi shumë punë deri atëherë. Përsa i përket elitave, ja ku e keni elitën e re, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Mendoj se është një elitë e shkëlqyer. Do i bashkojnë të gjithë qytetarët.
Pyetje: Shpesh i asocioni situatat politike me këngë apo vargje. A keni një të preferuar për situatën aktuale politike?
Meta: Këtu më gjete pak të papërgatitur. Të jesh e sigurt që do ta gjejmë këngën më të bukur më 14 maj. Deri atëherë është “The final countdown”.
Diskutime rreth kësaj post