Rezultati i Zgjedhjeve të 25 prillit do të vuloset përfundimisht nga mesi i muajit qershor, pas përfundimit të shqyrtimit të ankimimeve të partive politike, specifikisht të PD-LSI. Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho në një bisedë për Report Tv.
“Parashikoj që së bashku me Kolegjin Zgjedhor, rezultati i 25 prillit mund të shkojë deri nga mesi i qershorit, që mund të certifikohet përfundimisht”, tha Braho.
Akuzave të ardhura nga kryedemokrati Lulzim Basha, Braho iu përgjigji shkurt dhe qartë. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë presion nga askush, duke vënë theksin se ndonëse anëtarët e KAS janë të emëruar nga partitë politike, ky institucion është i depolitizuar, teksa thotë se i mirëkupton në një farë mënyre PD-në që bën këtë akuzë, e për këtë jep argumentet e tij.
“Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, tha Braho.
Ai ka zbuluar edhe se çfarë pritet të ndodhë edhe në mbledhjen e së hënës.
” Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, përfundoi Braho.
Diskutime rreth kësaj post