Shirat do të vijojnë të jenë prezentë gjatë gjithë muajit dhjetor, që do të shoqërohen po ashtu edhe me temperature të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë. Porja parashikon edhe përmbytje në disa zona. Meteorologia thekson se temperaturat do të ulen duke filluar nga e marta e javës që vjen, ndërsa termometri në zonat malore do të shënojë deri në -6 gradë celsius.
Njoftimi i Porjas:
“Ka patur rënie të temperaturave sepse po depërtojnë masa të ftohta polare në territorin shqiptar. Parashikohet që dhe nesër të jetë një ditë pa reshje por ditë e ftohtë, temperaturat do kenë tjetër zbritje, në zonat malore do shkojnë deri në -5 apo -6 gradë. Ka një përmirësim situatës së reshjeve nëse i referohemi episodit të kaluar, ditën e enjte do kemi ndryshim të situatës, kemi rritje të temperaturave por përkeqësim të reshjeve të cilat do nisin që në orët e para ta paradites dhe do intensifikohen nga ora në orë. Më problematike situata do jetë gjatë natës të premten dhe të shtunën, problem do jenë zonat në veri, veri-perëndimi. Toka është e tejngopur me lagështirë, pritet të ketë përmbytje në disa zona. Situatë e paqëndrueshme deri në fillimin e javës tjetër, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës në Lindje.
Parashikohet të jemi në këtë situatë deri të martën e javës tjetër. Situata mbetet e paqëndrueshme deri në fillim të javës tjetër. Reshje më intensive do të jenë mbrëmjen e të enjtes. Priten reshje dëbore në të gjithë shtrirjen lindore. Fundjava rezervon një mot të paqëndrueshëm, shira intensiv dhe dëborë në zonat malore. Do mbetemi në këto kushte deri në të martën e javës tjetër. Ky dhjetor do jetë i pasur me reshje. Të martën do kemi ato ditët e ftohta, që do ndjehen edhe për shkak të lagështirës në ajër. Ky dhjetor që nga data 1 deri në fund të tij parashikon të ketë temperaturat klasike të dimrit. Ky dhjetor ka regjistruar temperatura edhe më të ulëta se normalet”, tha Lajda Porja.
Diskutime rreth kësaj post