Pasi ka realizuar golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Al Nassr, Cristiano Ronaldo, po fillon të programojë të ardhmen e tij, ku për kampionin portugez, që pikërisht sot mbush 38-vjeç, është gjithmonë e më afër tërheqja nga futbolli i luajtur.
Sipas asaj që ka shkruar The Mirror, Cristiano Ronaldo, duhet të luajë akoma edhe dy sezone me fanellën e Al Nassr.
Në atë pikë, pasi të arrijë në moshën 40-vjeç, mund të vendosë t’i varë këpucët në gozhdë.
Për këtë ka folur edhe në intervistën e dhënë me Piers Morgan, që ka çuar te ndarja me Manchester United:
“Mendoj se mosha 40-vjeç është ajo e duhura, por nuk e di akoma se çfarë më pret në të ardhmen. Mund të bësh plane sa të duash, por jeta është aq dinamike, sa nuk mund ta dish asnjëherë se çfarë do të ndodhë apo çfarë të pret. Do të doja të luaja akoma 2-3 vite në maksimum”, ka thënë CR7.
Në Arabi apo në Europë?
Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për të kuptuar mendimet e CR7, i cili duket se ka filluar të mendojë tani edhe për një kthim të bujshëm në Europë.
Diskutime rreth kësaj post