Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi paraditen e kësaj të premteje një takim “kokë më kokë” me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha, në selinë blu.
Në përfundim të takimit Meta dha dhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me protestat e paralajmëruara nga opozita.
Ai konfirmoi nisjen e protestave, por nuk dha një datë fikse në lidhje me ndërmarrjen e këtij aksioni opozitar.
“Do të ketë një datë të tillë por nuk është çështja më e rëndësishme por kemi program të bashkërenduar në këtë drejtim. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për ti dhënë zgjidhje këtyre sfidave”. -tha ai.
Diskutime rreth kësaj post