Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic gjatë prezantimit të programit të presidencës kroate të BE-së tha se procesi i negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundon me anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Ai shpjegoi se organizimi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë prioritet kryesor i vendit të tij gjatë Presidencës së BE-së.
Kryeministri tha:
“Ne nuk e fshehim ambicien tonë për të mbështetur vendet anëtare që të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Raporti i radhës i Komisionit Evropian dhe propozimet për përmirësimin e metodologjisë së procesit të negociatave do të jenë thelbësore në këtë drejtim”.
Diskutime rreth kësaj post