Çifti më i dashur për publikun shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta prej vitesh tashmë janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.
Por ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ku të cilat shpesh ndajnë foto dhe video të ndryshme nga jeta e tyre. Së fundmi Vesa ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.
Mirëpo një ndër pyetjet që iu bë këngëtares ishte se kur do të bëjë një fëmijë dhe përgjigja e saj i la të nënkuptojnë se Vesa e ka në planet e saj më të afërta.
“Kur do ta bësh një beb?”- e pyet një ndjekës.
“Ja…sa të më kaloj edhe ky gripi”- u përgjigj këngëtarja me humor teksa shihet duke luajtur me djalin e saj.
Kujtojmë se disa kohë më parë zbuloi planet që ka për të sjellë projekte të reja muzikore.
“Kam plane të afërta dhe janë shumë të mira, mezi po pres. Unë nuk do të vija këtu të rrija dhe vetëm të rrija sepse nuk mundem. Është një projekt, unë e kam pas gjithmonë shumë me qejf që të bëj një recital timin, i cili do jetë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.”,- zbuloi Luma.
Kur u pyet nëse do të bëjë ndonjë fëmijë tjetër, Vesa tha: “Oh Zot, a mundemi t’i bëjmë skip)? Liani e kërkon gjithë kohës, por më duhet ta kem burrin këtu, se vetë nuk bëhet. E kemi në planet e afërta. Ta kemi me shëndet Lianin, por plane kemi. Shpresoj që do të kemi fatin të bekohemi me një tjetër fëmijë”.
Diskutime rreth kësaj post