Në media sot u publikua një video skandal i kandidatit të LSI-së, Etjon Joka, i cili shfaqet duke bërë pazare për votat në një nga lagjet e kryeqytetit. Ai është kandidat për qarkun e Tiranës, e kryesisht fushatën e ka përqendruar në njësinë numër 1 të metropolit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, në mitingun përmbyllës të PS në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Rama i bën thirrje Metës të dalë dhe të mbajë zotimin e tij, për t’prerë duart atyre që blejnë vota.
Reagimi i Ramës:
“Po sot njëri i LSI, i Monikës dhe Likes doli duke blerë vota dhe unë i thashë Likes; Dil o Like merr sopatën dhe priti duart. Jo vetëm nuk doli, por bënte postime dilni votoni, mos kini merak për demokraci për vllazni, o Like o Like, o Like ta kisha thënë o lëre rakinë o do ta nxjerrin me zor. Është më keq kur ta nxjerrin me zor se kur e lënë vetë se kur e lë vetë e lë pak nga pak kurse me zor e merr sfurkun dhe sopatën dhe s’di ku tja gjesh vendin. Mos dil më rri aty ku je të dielën do jetë festë, të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do kthehen në lepuj”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post