Një përplasje e ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes dy banorëve të ‘Big Brother Vip’, Ilir Shaqirit dhe Sami Jaupajt, nisur nga një skenë e pakëndshme disa ditë më parë.
Teksa Iliri po bisedonte veçmas me Donaldin, Semi insistoi për tu bërë pjesë e këtij diskutimi mes tyre. E gjithë ky debat u finalizua me një gjest nga ana e Semit, teksa i drejtoi Ilirit “gishtin e mesit”.
Balerini i njohur nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim.
Kjo përballje u ripërsërit edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme kur Semi tha: “Iliri e ka tepruar disa herë me batutat kundrejt meje dhe unë i kam marrë gjithnjë me shaka. Edhe gjesti im ishte totalisht me shaka”.
Nga ana tjetër, në këtë debat ndërhyri edhe Donaldi i cili u shpreh se e gjithë kjo situatë është ekzagjeruar nga ana e Ilirit. Nga ana tjetër ka qenë Iliri që ka hedhur drejt Semit batuta dhe shikime seksuale, gjeste të cilat janë pranuar me shumë sportivitet nga ana e Semit.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Semi dhe Donaldi kanë dalë në oborrin e shtëpisë për të pirë një cigare, ku kanë folur për Ilirin. Sipas aktorit të humorit, Shaqiri ngacmon dhe nuk e gënjen nuhatja.
Diskutime rreth kësaj post