Projektligjet e paketës fiskale të vitit 2020 janë përqëndruar kryesisht në rregullimet ligjore për procedurat tatimore. Ndryshimi që vihet më shumë në dukje është zëvendësimi i termit “kupon tatimor” në “faturë”.
Gjobitja do të jetë progresive për ata që nuk lëshojnë fatura, duke nisur me 50 mijë lekë per bizneset e vogla pa TVSH, e deri në 150 mijë lekë për bizneset e mëdha, por jo më pak se vlera e TVSH-së munguar. Në të njëjtën kuotë janë edhe gjobat për mosfutjen në skemën e re të fiskalizimit.
Njëkohësisht, gjobitet edhe blerësi ose çdo pranues i faturës së lëshuar për pagesë me para në dorë, i cili nuk e merr faturën dhe nuk ia tregon tatimoreve në i kërkohet pas largimit nga vendndodhja e biznesit të shitësit. Sanksioni në këtë rast varion nga 100 mijë lekë nëse është tatimpagues i regjistruar për TVSH, deri 50.000 lekë nëse është biznes i vogel.
Ndërkohë lehtësime fiskale parashihen për industrinë automotive, ku tatim-fitimi bëhet 5% nga 15% që është aktualisht për bizneset e tjera. Industria automotive pëfshin sektorin e prodhimit të pjesëve teknologjike, që nga telat e deri tek pjesët e këmbimit. Në këtë fushë, Shqipëria është shumë prapa vendeve të rajonit, si: Maqedonia dhe Serbia.
Po ashtu, lehtësira parashihen për sektorin e sportit dhe sposorizimet. Shpërblimet që marrin sportistët dhe ekipet sportive të federuar për rezultatet e arritura gjatë aktivitetit sportiv, do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Një ndyshim tjetër ligjor është ai që zbut taksën e luksit për automjetet e vjetëruara.
Diskutime rreth kësaj post