Kukësi është fituesi i edicionit të 8 të Kupës “Pavarësia”, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Në këtë ngjarje, që u mbajt me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, morën pjesë 4 skuadra, ku përveç verilindorëve ishin edhe Prishtina, Otranto dhe Shkëndija e Tetovës.
Skuadra e Kukësit mundi në finale Prishtinën, ndaj së cilës fitoi me rezultatin 2-0. Ishte një përballje e dominuar totalisht nga verilindorët, që në fund ngritën edhe trofeun e këtij turneu. Moreira dhe më pas Lushtaku ishin ata që i dhuruan këtë triumf skuadrës së Kukësit.
Përpara kësaj finaleje, Kukësi dhe Prishtina zhvilluan ndeshjet e tyre respektive ndaj Shkëndijës së Tetovës dhe Otrantos. Kukësi arriti të mposhtë skuadrën tetovare 3-1, ndërsa Prishtina fitoi vetëm në çastet e fundit ndaj Otrantos 1-0.
Diskutime rreth kësaj post