Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e djeshme 6 të rinj, pasi kanë kundërshtuar forcat e FNSH-së.
Mësohet se të arrestuarit janë Mario Vëngu, 22 vjeç, Françesko Meto, 20 vjeç, Damjano Rrapaj, 21 Enea Bregu, 23 vjeç, Eriton Alliaj, 19 vjeç, Mariglen Ballesha, 21 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që Policia ka ushtruar ndaj 4 prej të arrestuarve pasi janë konstatuar pranë një banese të abandonuar në lagjen ”28 Nëntori”, ata sëbashku edhe me tre të tjerë të cilët janë afruar më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe nuk kanë lejuar ushtrimin e detyrës prej grupit të FNSH-së dhe shërbimeve të Policisë së Komisariatit Vlorë.
Po ashtu, policia thotë se është proceduar në gjendje të lirë për arsye se vuan nga një sëmundje kronike A.K., 24 vjeç, banues në Vlorë
Materialet janë referuar ndaj të shtatë shtetasve për veprën penale ”Kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit publik”.
Diskutime rreth kësaj post