Një nga zërat e fortë kundërshtare të kreut të LSI, Ilir Meta ka qenë mjaft sistematikisht edhe deputeti i PS, Vladimir Kosta. Vladimir Kosta ka qenë një nga ata zërat që ka kërkuar ndarjen me LSI dhe daljen më vete në zgjedhje, ai shpesh ka qenë një nga kritikët më të fortë të LSI dhe Metës.
Vladimir Kosta sot në një prononcim për CityNews tha se do ta votonte Ilir Metën për president. I pyetur nga CityNews se pse ky ndryshim dhe arsyet që e çonin drejt këtij vendimi, ai tha se ky ishte një vendim i kryesisë se PS dhe grupit parlamentar.
“Gjithçka është një vendim politik dhe vota ime është dhe do të jetë sipas vendimit të kryesisë së PS”, përfundoi Kosta./
Diskutime rreth kësaj post