Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke folur për amnistinë e fund vitit përpara Komisionit të Sigurisë, ka sqaruar se cila është kategoria që nuk përfiton falje nga dënimi. Manjani sqaroi edhe njëherë se, asnjë zyrtar publik nuk përfiton nga amnistia.
“Nuk amnistojmë zyrtarët publikë. Nuk amnistojmë kultivuesit e lëndëve narkotike. Nuk amnistojmë dhunuesit e grave. Nuk amnistojmë të miturit recitivist. Amnistia është një akt kolektiv dhe jo individual. Nëse dëshironi që mos dalë dikush nga burgu atëherë ndaleni këtë nismë. Do amnistojmë vetëm kundërvajtjet penale jo krimet. Kush është dënuar me 2 vite e një ditë ka bërë krim dhe jo kundërvajtje”, deklaroi Manjani.
“Shqetësimet që ka ngritur publikisht PD nuk qëndrojnë në amnistinë që ne kemi propozuar. Nuk përfiton askush nga ata të asaj kategorie, zyrtarë publikë apo ata që janë dënuar për zgjedhjet apo gjëra të kësaj natyre”, tha Manjani.
Konkretisht bëhet fjalë për ish-deputetin Armando Prenga dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin, të cilët sipas draftit të amnistisë nuk përfitojnë lirim dhe pushim të çështjeve”, vijoi Ministri Manjani.
Lidhur me këtë çështje, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, paraqiti sot në Komisionin e Ligjeve një amendament dhe që u pranua nga anëtarët.
“Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë ata personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave, që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar në Personat funksionarë publikë, të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proçes shqyrtimi nga gjykata, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organeve, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016 do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ndjekjes penale, duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësisht këtij neni”
Diskutime rreth kësaj post