Luizi u surprizua nga kunati i tij i cili kishte ardhur enkas nga SHBA për të. Ai, i cili siç e cilësoi Luizi është kthyer në djalin tjetër të familjes, i dha një mesazh shumë të ngrohtë, duke i kërkuar konkurrentit të “Big Brother Vip” që të mbajë premtimin për të fikur dritat në fund të spektaklit.
“Do të vijë gjithë bota për të të parë, mos të vijë unë. Jemi shumë të kënaqur me ty. Na ke bërë shumë krenar. Ke mbështetjen tonë pa kufij. Ke bërë një premtim para botës që do fikësh dritat. Vajzat i ke penalizuar ti, ke thënë që do iki nëse vijnë ato me të parë”, tha ai.
Shumë njerëz ngritën pikëpyetje se pse ai nuk përmendi Kiarën dhe nuk kërkoi ta takonte. Mos ndoshta nuk e përkrahin lidhjen e tyre?
Këtë e ka mohuar Meridian Ramçaj, mik i Luizit dhe familjes së tij ditën e sotme në “Fan Club”.
“Aty ndonjëherë janë emocionet. Kur më erdhi nipi unë harrova të përmend motrën. Nuk më shqetëson fare ajo pjesë. Nuk ka diçka të tillë”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post