Moderatorja nga Kosova, Rida Gërdovci është në një lidhje dashurie me Liberian Selimin e cili njihet si vëllai i Getoar Selimit. Rida, së fundmi ka qenë e ftuar në një emision ku ka folur lidhur me raprtin që ka me Marina Vjollcën.
Ajo tregoi se me moderatoren shqiptare nuk takohen shpesh për shkak se jetojnë në vende të ndryshme. Gjithashtu Rida ka zbuluar cilësitë që i pëlqejnë më shumë tek kunata e saj. Ajo e ka përshkruar Marinën si një njeri të thjeshtë dhe shumë të ëmbël.
“Puna shpeshherë nuk ma mundëson në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi me qëndruar me të, kështu që është shumë e mirë’’, tha ajo.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se Marina i pëlqen shumë për thjeshtësinë dhe e ka komplimentuar për punën e saj si prezantuese.
Diskutime rreth kësaj post