10 milionë turistët e vitit 2023 për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit i kanë dhënë Shqipërisë një imazh pozitiv, por për 2024-ën nuk synohen vetëm shifrat.
“2024 është prova e zjarrit qe mos na kthehet në boomerang, prandaj duhet të synojmë turizmin elitar, të mos kërkojmë thjesht volume, por vlera. Turizmi elitar, i domosdoshëm, sjell më shumë të ardhura.”
Për t’i dhënë turizmit një tjetër shtrirje, në vitin 2024 është vendosur që të rishikohen planet e menaxhimit të 10 zonave të mbrojtura me qëllim edhe restaurimin e tyre.
Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar në 2023-in, këtë vit Kumbaro thotë se do fillojë puna për përfshirjen e lumit edhe në UNESCO.
“Në fund të Majit vjen misioni i parë. Është një kategori e veçantë ku gjendet një ekuilibër për bashkëjetesën mes natyrës dhe njeriut.”
Po këtë vit do të nisë edhe projekti i ndërtimit të impanteve për trajtimin e ujërave të zeza që derdhën në Vjosë nga 8 bashki.
Ligji i shumëdiskutuar i menaxhimit të mbetjeve po ashtu do të rishikohet.
“Do rishikohet i tëri, për t’u bërë më i qartë….”
2024-a për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit do të jetë viti i pyjeve.
Diskutime rreth kësaj post