Prej dy muajsh në Serbi është regjistruar një organizatë që ka lidhje direkte me një prej njerëzve më të afërt të presidentit rus, Vladaimir Putin.
“Ukraina e Dytë” është një organizatë në dukje humanitare, por që në fakt mbron interesat e Kremlinit dhe përfaqëson një lëvizje të kamufluar kundër qeverisë së Kievit. Drejtues i saj është Viktor Medvedçuk, një oligark ukrainas që njihet si njeriu që ka ndihmuar në vitet 2000 ardhjen në pushtet në Moskë të Vladimir Putin.
Për ndihmën që ka dhënë Putinit, presidenti rus e ka shpërblyer atë me kontrata biznesi dhe e ka caktuar para luftës si drejtues të grupit negociator mes Rusisë dhe Ukrainës.
Pas nisjes së luftës, Viktor Medvedçuk, u arratis nga Kevi dhe ndodhet në Moskë ku drejton disa organizata në dukje humanitare kundër Ukrainës.
Organizata e hapur në Serbi synon të afrojë ukrainasit që kanë ikur nga lufta duke i ndihmuar me vende pune dhe kontakte në emigrim. Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se këto organizata shpesh herë shërbejnë si institucione rekrutimi për kundërshtarë të Ukrainës dhe agjentë që mund të ndihmonë me informacione Rusinë për luftën.
Diskutime rreth kësaj post