Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me akuzat që janë hedhur nga qeveria për ushtrim të dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit dhe dëmtim të pronës private.
Postimi i plotë:
“Xhamat, semaforët e pema plastike të dëmtuara nga protesta janë pasuri publike, pa dyshim.
Po paratë me të cilat paguhen koncensionet jo eficente, shërbimet abuzive, arbitrazhet e gjyqet e humbura nuk janë pasuri publike?
Po ato mijëra m² troje e sipërfaqe publike që i jepen privatit për qejf të kujt janë?!
Po ato mijëra hektarë pyje të prera barbarisht, a janë të publikut?
Por për një xham të thyer nga dëshpërimi, publiku (dmth pronari i xhamit) futet në burg me 2, 3 e 4 akuza. Kurse qeveria që merr vendime abuzive në emër të publikut (me vlerë disa mijëra fish sesa xhami i thyer), jo vetëm që nuk akuzohet por ka fytyrë dhe akuzon!!!
Pronari burgoset për pronën e tij, ndërsa i punësuari nga pronari, bën gjëmën me pronën e publikut, dhe fut në burg pronarin, për një xham të thyer që vrtë do ta paguajë.
Qeveria jo vetë që nuk jep llogari, por kërkon llogari pronarit për pronën e vet!
Dhe irritohet kur publiku-pronar i proteston tek prona e tij.
Kulmi!”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post