Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku i përgjigjet akuzave të Lulzim Bashës për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Sipas Kullurit Basha nuk di se çfarë thotë më. Pas gënjeshtrës së dëshpëruar të krimit mund të thotë që Kuvendi i datës 11 dhjetor është “Kuvendi i UFO-ve”!
Postimi i plotë:
“Sipas Lulzim Bashes, Kuvendi i dates 11 dhjetor nuk eshte vetem “anti-amerikan” por edhe “Kuvendi i Krimit”!
Pra delegatet dhe drejtuesit e degeve e deputetet qe kane mbledhur firmat po e bejne per hesap te krimit? Tani e zbuloi Basha qe me shume se gjysma e PD qenka e “zhytur koke e kembe ne krim”?! Po ky vete deri para 2 muajsh paska qene kryetar i nje organizate kriminale nga paaftesia apo ka qene bashkepunetor i krimineleve?!
Lulzim Basha nuk di cfare te thote me! Sepse nuk cfare te flase as per humbjet e njepasnjeshme e as per shkaterrimin e cdo norme demokratike ne krye te PD dhe as pse mori vendime qe u kundershtuan haptaz nga partneret tane ne vtin 2019!
Pas genjeshtres se deshperuar te krimit mund te thote qe Kuvendi i dates 11 dhjetor eshte “Kuvendi i UFO-ve”!
Por UFO do te thote “Objekt Fluturues i Paidentifikuar” qe eshte e barabarte me emrin Lulzim Basha! Hollandezi Fluturues i Paidentifikuar! Ose shkurt HFP! Se vec nje demokrat nuk mund te quaj anetaresine e partise qe drejton “llum”, kriminele” e “anti-amerikane”!”-shkruan Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post