Ndërsa gjithë ditën desh u shqyen me njëri-tjetrin për muhabete kullash, në mbrëmje, Sali Berisha, i ftuar në televizionin e tij, bënte moral se si duhet të punojë opozita, për të përmirësuar imazhin e saj.
Por a është e mundur kjo gjë? A mund të përmirësohet imazhi i kësaj opozite?
Le të marrim përfaqësuesin kryesor të saj, Sali Berishën.
Nuk mjaftojnë akuzat 30 vjeçare ndaj tij, nuk mjafton as shpallja non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, por këtë verë, ai u njollos përfundimisht si një pazarxhi i rëndomtë, me kullën gjigande që do të ngrihet në mes të Tiranës.
Kullë që atij ia zuri gojën, për shkak se pas saj qendron pikërisht i biri, me njerëzit e tij.
Dhe kjo është goditja më e madhe që pëson këto vitet e fundit opozita, pasi ai që çirret e ulëret gjatë ditës kundër Edi Ramës, duke e akuzuar për lloj lloj bëmash, natën bën pazar me të, për ngritjen e kullave.
Tani a mund të ketë goditje më të madhe në imazh se kjo për opozitën? Natyrisht që jo.
Për të mos folur pastaj për aleatin e tij, Ilir Meta, që prej vitesh konsiderohet si simbol i korrupsionit në vend.
Apo për aleatin e tij të ri, Gazmend Bardhi, që i është vërsulur ish-padronit të tij Lulzim Basha, njeriut që e mori si anonim dhe e bëri ministër e më pas numrin dy të PD-së, duke përmendur edhe ai muhabete kullash.
Por këtë radhë i ka harruar akuzat ndaj Flamur Nokës, për vila qindra mijëra euro.
Ka mbyllur sytë edhe për kullën gjigande të Berishëve në mes të Tiranës dhe i është turrur Lulzim Bashës, duke i përmendur zyrat e kunatit, si prona të tij.
Për Lulzim Bashën pastaj, s’ke çfarë të thuash, se e ka mbyllur ciklin e tij në politikë dhe vështirë të rikthehet në një alternativë reale për të ardhur në pushtet.
Atëhere kush mbetet? Në horizont nuk duket asgjë.
Duken vetëm kullat, për të cilat opozita është e gatshme të shqyejë veten, jo Ramën, siç na betohen nga mëngjesi në darkë.
Atë, më shumë se sa kundërshtar, e kanë ortak, kush për të marrë ndonjë leje kulle, kush ndonjë zyrë e kështu me radhë.
Deri në kullën e radhës” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post