Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar sërish pas akuzave se mbrapa ndërtuesve të “Përbindëshit” që do të ndërtohet në mes të Tiranës qendorn ai, janë të gjitha shpifje dhe trillime.
Sipas tij ajo që flitet në disa media të cilat e lidhin ndërtimin e Kullës me të, vetëm pse qendorn me qira në shtëpinë e Ilir Shtufit, ëhstë një tjetër sajesë.
Berisha shkruan se prej momentit që është kthyer në Shqipëri ka zgjedhur të qendrojë me qira, dhe se gjithmonë atë përecc qirasë se ka lidhur asgjë tjetër me qiramarrësit.
Ndërkohë i ka bërë sërish ftesë të hapur kryeministrit Edi Rama që të revokojë lejen e ndërtimit.
Reagimi:
SHPIFJA – KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE
Shpifja konsumon veten!
Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!
Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!
Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.
E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!
Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se fajin per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!“- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post