Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni, tha në një deklaratë ditën e sotme ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, pas një bisede telefonike me homologun e tij amerikan Anthony Blinken.
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për sulmin me raketa dhe efektet e saj në territorin e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë”, tha Dmytro Kuleba në një mesazh në Twitter.
Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi akses në “të gjitha provat” e mbajtura nga aleatët e Kievit për rrethanat e shpërthimit në Poloni, pasi deklaroi sërish se raketa që ra në Poloni ishte “ruse”.
Telefonata Kuleba-Blinken u zhvillua mëngjesin e sotëm pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh raketore kundër Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës përshëndeti “ndihmën jetike amerikane” në sektorin e mbrojtjes, duke përmendur faktin se dërgesat e armëve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë duhet të përshpejtohen në përgjigje të përshkallëzimit të sulmeve raketore ruse.
Dmytro Kuleba i kërkoi posaçërisht Uashingtonit që të furnizonte Ukrainën me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot
Diskutime rreth kësaj post