Është ngjitur në Teatrin Kombëtar Eskperimental, “Kukulla” e kroatit Miro Gavran, ku trajton mendësinë e meshkujve ballkanas, komplekset dhe trajtimin e femrës si pron, pa marrë parasysh dëshirat e mendimet e saj, aq sa nis të bashkëjetojë me një “Kukull”.
Autori ka sjellë në pjesë përplasje botësh mes burrave dhe grave, krisje të raporteve dhe një kukull që sa vjen si alterego, po aq si zë i jashtëm, i ftohtë e logjik.
Aktori Klodian Hoxha, e regjisorja Elma Doresi thonë se përmes shfaqjes duan të ndërgjegjësojne, të japin mesazhe dhe se filli lidhës është burri që fiton të drejtën të ketë një kukull për 6 muaj.
Shfaqja 1 orëshe i rri besnike tekstit pa tejkaluar mesazhet e tij.
Kukulla e Cubi Metkaj vjen e natyrshme, në kufijtë e një gruaje të certifikuar në laborator, ndërsa Marko, sekretar drejtori, ndjehet si personazh në krijim në provën gjenerale.
Skenogafia minimaliste i shërben pjesës duke rimarrë funksione skenë pas skene.
Pjesa nuk perceptohet si komedi, ndërsa lineariteti e përshkon fund e krye.
Diskutime rreth kësaj post