Kukësi ia ka dalë të triumfojë 2-0 me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Kuksianët, edhe pse në një edicion jo shumë pozitiv për ta, treguan karakter ndaj bardhebluve.
Golat e verilindorëve erdhën nga një për secilën pjesë.
Fillimisht Oppong realizoi të parin, ndërsa i dyti mban firmën e Bytycit.
Ekipi i Shehit renditet në vendin e parë me 34 pikë, Kukësi në vendin e tetë me 22 pikë.
Bylisi u mjaftua me një gol ndaj Kastriotit (1-0). 90 minutëshi u vendos nga Doi, në minutën e 75-të.
Ballshiotët pozicionohen në vendin e shtatë, krutanët mbyllin renditjen.
Diskutime rreth kësaj post