Nga Fatjon Baze
Kukësi për të shkruar historinë; Skëndërbeu për titullin e shtatë
Ditën e nesërme në orën 17:30 në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit, do të zhvillohet finalja e Kategorisë Superiore që do të caktojë fituesin e kampionatit për këtë edicion.
Kukësi dhe Skëndërbeu do të ndeshen nesër përballë njëra-tjetërs, në një duel i cili përgjatë gjithë 90-minutave pritet që të dhurojë mjaft emocione si në fushën e lojës ku do të luftohet fort, ashtu dhe në shkallët e stadiumit që nesër do të jetë i mbushur plot e përplot, ku nuk do të munogojë as tifozeria mike.
Verilindorët e drejtuar nga tekniku, Ernest Gjoka, janë më favoritë për të ngritur për herë të parë në historinë e klubit titullin kampion të kampionatit shqiptar. Në këtë takim Kukësi vjen me një moral mjaft të lartë pas në 34-javë të kampionatit nuk e kanë shijuar ende humbjen e parë.
Vendasit kryesojnë tabelën e renditjes me një pikë më shumë se korçarët dhe do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën për të mos e lëshur kreun që do t’i jepte në fund të sezonit titullin e shumë pritur.
Ndërkohë, edhe në kampin e korçarëve situata është mjaft pozitive të cilët që pas humbjes me Partizanin në kryeqytet u quajtën si një skuadër e dalë jashtë për të fituar titullin.
Por, që pas atij takimi ekipi i Ilir Dajës ka arritur që të bëjë ndeshje spektakolare duke fituar nëntë ndeshje rradhazi, dhe tashmë janë një nga ekipet kryesore për të fituar titullin e shtatë rradhazi.
Në ndeshjet direkte të këtij sezoni mes njëra-tjetrës, Kukësi është në avantazh përballë Skëndërbeut duke mos humbur në asnjë sfidë.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Korçë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0.
Në ndeshjen e dytë të luajtur në “Zeqir Ymeri”, Kukësi arriti që të dominojë përballë Skëndërbeut duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të shënuar nga bomberi kroat Pero Pejiç që shënoi një dopietë.
Ndërsa në duelin e tretë ndeshja u mbyll sërish në barazim me shifrat 1-1, me kampionët e shqipërisë që ishin më pranë suksesit pas golit të shënuar nga Latifi, por një gol nga Cale në minutat e fundit i mohoi fitoren bardhekuqve.
Sfida e katërt është dhe takimi final dhe më i rëndësishëm për të dyja skuadrat, ku objektivi është mëse i qartë fitorja – ç’ka do tu jepte ekipeve titullin kampion.
Në këtë mënyrë 90-minutat e nesërme do të jenë të gjitha për tu shijuar, ku normalisht presin të shohim një luftë sportive të… ndershme!
Diskutime rreth kësaj post