Përgatiti Fatjon Baze
Java e 23-të e Kategorisë Superiore do të kulmoj me supersfidën e së dielës, e cila do të jetë mes Kukësit dhe Partizanit, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri” në orën 14:00.
Një ndeshje e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël si në fushën e lojës ashtu dhe në shkallët e stadiumit, ku klubi verilindor së fundmi ka vendosur që hyrja për tifozët të jetë falas.
Kjo pasi që të dyja ekipet si synim kanë marrjen e tre pikëve për të vijuar luftën drejt objektivit të vendosur që është titulli kampion.
Si Kukësi ashtu edhe Partizani janë dy ekipet kryesore që këtë sezon të fitojnë titullin kampion së bashku me Skëndërbeun.
Në këtë përballje Kukësi vjen pas një barazimi në transfertë kundër Laçit me rezultatin e bardhë 0-0, ç’ka e penalizoi që të reduktonte distancën e pikëve me rivalët e saj Skëndërbeun dhe Partizanin që triuamfuan javën e shkuar.
Krejt ndryshe është atmosfera tek Partizani në prag të këtij dueli pasi morali i skuadrës është i lartë pas fitores që morën në derbi kundër Tiranës me rezultatin 2-1.
Një fitore që ka një shije tjetër dhe motivimi është më i lart për sfidën e rradhës, ku padyshim është marrja e tre pikëve.
Në dy përballjet e këtij viti bilanci mes këtyre dy skuadrave është: Kukësi-Partizani 1-0; Partizani-Kukësi 0-0; dhe ky është testi i tretë dhe më i rëndësishmi për këto dy skuadra për të shkuar tek objektivi që është i njëjtë, titulli kampion.
Momentalisht, Kukësi mban vendin e parë në tabelën e renditjes me 46-pikë të grumbulluara, në vendin e dytë është Skëndërbeu me 44-pikë dhe më pas vjen Partizani me 42-pikë në vendin e tretë.
Pra, distanca mes ekipeve është ngushtë, ndaj dhe një fitore në këtë duel është një hap i rëndësishëm drejt kurorëzimit si kampion.
Diskutime rreth kësaj post