5 familje nga Përbregu i Kukësit prej 1 muaji, janë të “pushtuar” nga uji i cili ka vërshuar deri në oborrin e shtëpisë, ku rritja e nivelit të ujit në mbi 296 metra në liqenin e Fierzës, ka shkaktuar shumë probleme.
Rruga e fshatit është e përmbytur, rrjeti i ujësjellësit ndodhet nën ujë, mbeturinat pluskojnë në oborre…
“Na ka marrë tokat liqeni, e ka kaluar kuotën, vetëm pak bace ka. Përbregu ka qenë i mrekullueshëm, tani ka pislliqe kudo.
Uji s’ka ardhur kurrë, kam një shpi të vjetër aty afër, tani vetëm nëse shkojmë me not. Këtë vit është e pamundur të shkosh. Ka sjellë mbeturinë, zarzavatet s’po behën më”, thonë banorët.
Teksa dhe temperaturat e larta kanë prekur vendin, banorët të frikësuar nga infeksionet për shkak të ndotjes, janë detyruar të marrin vetë masat e dezinfektimit
“Rrugët të gjitha i kanë zënë, vjen lopa dhe kullot pasi ikën liqeni. Më para bëja fasule, tani është e zhytur nën ujë. Disa fëmijë i ka kapur temperature 40”, thotë një banor.
Kjo situatë e cila përsëritet vazhdimisht sa herë liqeni arrin mbi kuotën maksimale, ka sjellë edhe shpopullimin e fshatit, duke mbetur tashmë rreth 300 banorë.
Diskutime rreth kësaj post