Deouteti më i ri i PD-së, Kujtim Gjuzi ka bërë disa deklarata të forta gjatë mbrëmjes së djeshme. Fillimisht ai tha se ka qepur pantallona që kur ishte i vogël, madje në dyqanin e tij shkonte edhe Edi Rama.
“Profesioni i parë i imi është profesioni i nënës time. Ne e kemi mësuar Edi Ramën se si të qepë rroba. Le të dalë të thotë që nuk ka qepur pantallona Edi Rama”, tha Gjuzi.
Kur Fevziu e pyeti (min 1:40) nëse Rama i qepte vetë pantallonat, Gjuzi u përgjigj “Po”.
Gjuzi: 250 lekë të vjetra
Fevziu: Me xhepa pllakë?
Gjuzi: Përpara dhe mbrapa, ose dardhë, si i do?
Ndërkohë, Gjuzi thotë se ka qenë biznesmen dhe tek lokali i tij ka gjetur duke ngrënë byrekë (min 06:20) Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, por nuk i ka nxjerrë jashtë edhe pse nuk lejohej.
Për më tepër ndiqni videon e mësipërme! /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post