Deputeti Kujtim Gjuzi, u bë objekt i mediave pasi gruaja e tij i bëri kërkesë për divorc. Ai shpjegoi se kërkesa e gruas për t’u ndarë ka ardhur pas një konflikti që ka pasur me kunatën. Sipas tij motra e gruas i ka dërguar një mesazh fyes dhe më pas gruaja ka shkuar në gjykatë për të kërkuar divorcin.
Sot Gjuzi ka publikuar një foto, teksa mbi të shkruan fjalë zemre, që hapur tingëllojnë si deklaratë dashurie.
“Nuk e mendoja kurrë që do të doja kaq shumë dikë që njoha në Facebook,” – shkruhet në foton e publikuar nga vetë deputeti. E siç duket Gjuzi nuk ka pasur ç’të shtojë dhe krahas fotos ka vendosur thjesht fjalët: Pa koment!
I mbetur pa fjalë ashtu si edhe gjithë audienca, që e njeh tashmë për batutat e tij në Kuvend, Gjuzi sjell shumë dyshime.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post