Në fund të emisionit “Opinion”, ku ishin të ftuar disa nga deputetët e rinj të të ashtuquajturës “opozita e re”, Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore kërcënoi kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama nuk ke shans të prekësh Teatrin. Pa një marrëveshje në kodin zgjedhor nuk ka shans të hysh në zgjedhje. Partia Konservatore ka një plan, (tregon librin për Trump) ky njeri e futi Amerikën…”
Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi do bëhen zgjedhjet apo jo?
Kujtim Gjuzi: Zgjedhjet bëhen me të gjithë opozitën, ne nuk kemi gjë me opozitën…Rama ta dijë…
Blendi Fevziu: Tregoi atë, tregoji atë se me atë frikësohet ai…
Kujtim Gjuzi: Ja ky burrë…
Më i sinqertë u tregua deputeti Lefter Maliqi, i cili tha se shpresonte në një marrëveshje për interes të vendit, pasi sipas tij deputetë e rinj në Kuvend janë sa për të ngritur dorën.
Lefter Maliqi: Po u arrit marrëveshje, ne do na nxjerrin prapë jashtë… Kujtimi është dhe më i fortë dhe Rama nuk e përmend njëherë.
Kujtim Gjuzi: Mua të ma fusi ai, mua s’ma fut aq kollaj…/ Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post