Gazetari Ardit Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me mbledhjen e qeverisë që u zhvillua ditën e sotme në Shëngjin. Ai theksoi se ministrave nuk u është lejuar telefoni brenda mbledhjes.
Mes tjerash Hoxha deklaroi se Rama u ka kërkuar performancë më të mirë zyrtarëve socialistë.
“Ne gazetarët nuk u lejuam që të qëndronim shumë afër vendit ku u zhvillua mbledhja. Ministrat për kohë të gjatë, gjatë mbledhjes nuk kishin telefona. Këtë herë socialistët nuk e kanë pasur në përdorim telefonin. Mund të them se koordinimi parlamentar ishte në interes për Ramën dhe këtë gjë ma konfirmuan disa burime. Rama u kërkoi performancë më të mirë zyrtarëve socialistë”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post