Rastet me kancer oral janë rritur me 2/3 në 20 vitet e fundit – ku pjesa më e madhe e tyre janë shkaktuar nga sjelljet aventuriere në dhomën e gjumit.
Përqindja tek moshat nën 50 vjeç është rritur në 67% në dy dekadat e fundit. Ndërsa tek më të moshuarit është mbi 59%.
Kjo sëmundje është më e zakonshme tek meshkujt, edhe pse hulumtuesit shkencorë paralajmërojnë për një rrezik të njëjtë edhe tek femrat. Shkaktari kryesor i kancerit oral – i njohur ndryshe si kanceri i gojës – vazhdon të jetë duhanpirja.
Ekspertët paralajmërojnë se ai mund të shkaktohet edhe nga një infeksion i transmetuar gjatë seksit oral.
Human Papiloma Virus është shkaktari i 1 prej 7 rasteve me kancer në gojë.
Ylli Hollivudian Michael Douglas është prekur nga kanceri në fyt pikërisht nga ky virus. Të dhënat nga Hulumtimi i Kancerit në Britani tregojnë se ka pasur 8 raste me kancer oral për 100 mijë britanikë në vitin 1994, ndërsa në vitin 2014 është rritur në 13 për 100 mijë banorë.
Cilat janë shenjat e kësaj sëmundjeje?
Ulcera në gojë që nuk po shërohen – Ulcera është një nga simptomat me të zakonshme të kancerit në gojë. Duhet ta dini që ato nuk janë gjithmonë të dhimbshme.
Dhimbje të vazhdueshme në gojë – Simptoma e dytë më e zakonshme e kësaj sëmundjeje është dhimbja në gojë që nuk largohet lehtësisht.
Njolla të bardha ose të kuqe në gojë ose fyt – Këto njolla jo normale mund të jenë gjithashtu shenjë e kancerit në gojë. Ato formohen nga qelizat anormale që shkaktojnë tumore.
Vështirësi në përtypje – Kanceri i gojës mund të shkaktojë dhimbje ose ndjesi djegie kur përtypni diçka ose gëlltitni ushqimin.
Një tjetër shenjë është ndjesia e ngjitjes së ushqimit në fyt.
Probleme në të folur
Njerëzit me kancer në gojë mund të vërejnë një ndryshim në zërin e tyre, është pak më i ngjirur, sikur je ftohur.
Të tjera shenja janë shqiptimi i keq i fjalëve ose probleme në nxjerrjen e disa tingujve.
Gungë në qafë – Si në pothuajse çdo lloj kanceri, gunga në qafë mund të tregojë për tumor.
Ënjtja në një ose më shumë nyje limfatike në qafë është një nga shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje.
Rënia në peshë – Është një tjetër shenjë që tregon për shumë lloje kanceri.
Tek kanceri i gojës, rënia në peshë mund të shkaktohet nga mos ushqyerja.
Rënia ekstreme në peshë është shpesh shenjë e një sëmundjeje shumë të rëndë. /Shendeti/
Diskutime rreth kësaj post