Ditën e mërkurë në vend, paqëndrueshmëria e përkohshme e motit do të vijojë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në orët e mesditës, në veri e lokalisht në qendër do të mbizotërojnë vranësirat e reshjet e shiut në intensitet të ulët.
Prej orëve të mesditës e më tej, do të mbizotërojnë kthjellimet me vranësira të lehta.
Kjo situatë, do të shoqërohet me erë juglindje-veriperëndim, e cila përgjatë vijës bregdetare do të marrë forcë hera herës, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 3ºC deri në 12ºC;
zonat e ulëta 6ºC deri në 19ºC;
zonat bregdetare 9ºC deri në 19ºC.
Diskutime rreth kësaj post