Sinoptikania Adiola Bami tha në një lidhje telefonike për “News 24” se edhe dita e nesërme do të vijojë me rënie temperaturash që në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë.
Ndërkohë ajo informoi se era do të vijojë herë-herë dhe se në det do të shkojë deri në 65 km/h.
“Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të jetë i ftohtë. Nesër do të ketë rënie temp sërish. në zonat malore do zbresë në -11 gradë. Në zona të tjera në mëngjes vlera minimale do të jetë në -3 gradë.
Nga e mërkura do të kemi ngritje graduale të temperaturave. Për sa i përket erës ka pasur një dobësim duke nisur nga mesnata por që do vazhdojë të mbetet herë pas here e fortë, kryesisht në det të hapur ku do të shkojë deri në 65 km/h”, tha Bami.
Diskutime rreth kësaj post